Edhe pas 23 përpjekjeve nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës. Të enjten sërish nuk mori votat e mjaftueshme formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Seanca e radhës më 31 maj në ora 10:30.

Muja: Opozita ka për qëllim parandalimin e formimit të Qeverisë Kurti

1 d. më parë / 29 maj 2025 12:02
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka akuzuara partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë për bllokadën e krijuar në Kuvend, duke thënë se ata kanë për qëllim parandalimin e formimit të Qeverisë Kurti. 

“Qëllimet e PDK-së dhe të partive opozitare janë që të bllokohet Kuvendi me qëllim që të parandalohet formimi i Qeverisë Kurti”, është shprehur Muja, të enjten, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit.  

Ai ka thënë se në vazhdimin e seancës votim ishte procedurën për administrim të votimit të fshehtë dhe nuk ishte votim për një kandidat. 

“Ne dëgjojmë shumë deklarata të opozitës që në lidhje me këto dilemat për zonjën Albulena Haxhiu, ka shumë deputetë të opozitës që nuk kishin fare dilema kur votuan për Zajednicën, për amnisitimin e kriminelëve serbë në veri, kur votuan për demarkacionin dhe kur votuan për Gjykatën Speciale. Albulena Haxhiu nuk e ka votuar asnjërën prej tyre”, ka theksuar Muja.

Dështon konstituimi i Kuvendit edhe për herën e 23-të

1 d. më parë / 29 maj 2025 11:31
Dështon konstituimi i Kuvendi edhe për herën e 23-të

Photo: Driton Paçarada

Edhe pas 23 përpjekjeve nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës.

Të enjten sërish nuk mori votat e mjaftueshme formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 111 deputetë që ishin në sallë, 55 deputetë votuan për, një kundër dhe s'pati abstenim.

Është hera e 15-të që ky komision nuk merr votat e shumicën.

Seanca e radhës më 31 maj në orën 10:30. 

Peci: Raportimet në media nuk i marr seriozisht

1 d. më parë / 29 maj 2025 11:28
Faton Peci

Foto: Arkiv

Deputeti i LVV-së, Faton Peci, ka thënë se nuk i merr seriozisht raportimet në media, pasi u pyet se a mund të jetë Fatmir Limaj kandidat për kryeparlamentar seancën e sotme.

“Ajo çka raportohet në media unë s’e marr hiç as seriozisht as të vërtetë. E para, e dyta, ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i kryetarit të Kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë”, ka thënë Peci.

Balje konfirmon sërish ofertën për punë në këmbim të votës: Nuk pranova, fola haptas

1 d. më parë / 29 maj 2025 11:22
Duda Balje

Photo: Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rikonfirmuar ofertën për një post pune në Maqedoninë e Veriut, në këmbim të votës së saj në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ajo theksoi se e ka refuzuar këtë ofertë dhe se ka zgjedhur të flasë hapur për rastin.

“S’kam çka me komentu. Unë kam thënë siç ka qenë situata, VV e di pse ka reaguar ashtu. Kam folur shumë sinqertë, shumë haptas dhe nuk pranova ofertën,” u shpreh Balje në një prononcim për media.

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, kishte treguar pak ditë më parë se në këmbim të votës për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, i është premtuar një vend pune si profesoreshë në Maqedoninë e Veriut.

“Pata disa thirrje nga persona që nuk janë direkt të politikës, por të shoqërisë. Para disa vitesh kam aplikuar për vendin e profesoreshës në Maqedoni sepse e kam shtetësinë dhe kam plotësuar kushtet, por ka qenë para sa vitesh dhe më nuk kam aplikuar. Tash kanë thënë se ka mundësi për të biseduar për vendin e punës nëse...”, ka thënë ajo./EO

Rashiq thotë se do e votojë Limajn për kryeparlamentar nëse është i propozuar

1 d. më parë / 29 maj 2025 10:52
Nenad Rashiq

Nenad Rashiq

Photo: Driton Paçarada

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq deklaroi se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se nuk ka informacione që nuk do të jetë sërish ministër për Komunitete dhe Kthim.

Para fillimit të seancës, e cila përpjekje e 23-të për konstituim të Kuvendit, Rashiq tha se ka gatishmëri të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që ai të jetë pjesë e qeverisë.

“Hera e parë që po dëgjojë... Nuk kemi biseduar [Albin Kurtin], përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë dhe kjo që e keni thënë është diçka e re për mua, por në politikë është normal që të ketë ndryshime të opsioneve ose planeve, ose ministrave”, deklaroi ai.

Deputeti Rashiq tha se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuar për kryeparlamentar.

“Deri në këtë moment jo [se a është i njoftuar nëse ka një propozim të ri sot për kryeparlamentar]... Po, po [do e votojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar]. Sepse siç thash pak më herët përgjegjësia është koncepti ku duhet të pranoni se ka një shumicë që ka e procesin e konstituimit dhe unë me vite njihem me Limajn personalisht sepse hera e parë kur kemi qenë në qeveri së bashku ka qenë 2007, gati 18 vjet. Prandaj, nuk kam asnjë kundër”, shtoi ai./KSP