Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojnë debatin e 20-të të radhës për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Në debatet e këtyre 20-të ditëve, siç transmeton Alsat-m, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë hedhjen poshtë të Platformës së Tiranës dhe zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale si dalje e vetme nga kriza politike, kurse nga LSDM-ja konsiderojnë se nuk po respektohet rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës. Ata kërkojnë të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të ditës, përkatësisht zgjedhje të kryetarit të Kuvendit.
-
Vazhdimi i nëntëmbëdhjetë i seancës konstitutive në Kuvendin e Maqedonisë
-
Maratona e Kuvendit të Maqedonisë, sot seanca e 18-të
-
Vazhdojnë seancat konstitutive, VMRO me diskutime pa rend
-
Vazhdon seanca e Kuvendit, vazhdon edhe kriza në Maqedoni
-
Deputetët e VMRO-së s’e lirojnë foltoren, 6 nga 47 deputetët e saj kanë diskutuar