Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot do të kthehen në sallën e seancave, pas pushimit pesëditor vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të fillojë në ora 11.00.
Vazhdimi i seancës konstituive do të jetë vazhdim i maratonës debatuese mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Nga 47 deputetët e VMRO-së sa janë paraqitur për fjalë, vetëm 6 prej tyre kanë përfunduar në 10 ditë debat, bën të ditur Alsat-m. Nëse vazhdohet me ritmin e tillë të replikave e kundër replikave mes deputetëve të VMRO-së, debati pritet të zgjasë me muaj. Gjatë dy javëve që lamë pas, kryefjalë e debatit ishte deklarata e përbashkët e partive shqiptare dhe kërkesat e VMRO- së për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Përkundër VMRO-së, LSDM-ja ka tentuar tre herë të kalojë në pikën e katërt të rendit të ditës me të cilën parashikohet zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit, por një e tillë u pamundësua nga kryesuesi i seancës ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski. Gjatë gjithë kësaj kohe LSDM-ja ka theksuar se ka strategji për zhbllokimin e Kuvendit por duke mos dhënë detaje rreth saj. Nga partia e Zoran Zaevit akuzojnë VMRO-DPMNE-në dhe Presidentin Gjorge Ivanov për shkelje të Kushtetutës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet ketë gjashtë përfaqësues nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM, ndërsa BDI dhe Besa të kenë nga një anëtar.
Seanca konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.