Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë seancat konstitutive, VMRO me diskutime pa rend

Pas pushimit dyditësh sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vazhdoi edhe sot mbledhjen e seancës konstitutive në të cilën do të duhet të debatohet për zgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga ata të LSDM-së të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja, transmeton Alsat-m.

Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës.

Ata kërkuan të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të ditës, përkatësisht zgjedhje të kryetarit të Kuvendit.