Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë debatin për pikën e tretë të rendit të ditës do ta vazhdojnë sot në orën 11:00. Siç raporton INA, në pjesën e pasdites së djeshme, debati vazhdoi me vërejtje procedurale, replika dhe kundër-replika.
Deputetët e VMRO-së përsëritën kërkesat e tyre, që LSDM-ja të largohet nga Deklarata e partive shqiptare, ndërsa zgjidhjen e shohin në pranimin e Manifestit ose zgjedhje të reja.
Ndërsa deputetët e LSDM-së kërkuan që të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe të kalohet në votim për Komisionin për zgjedhje dhe emërime.
Në seancën e djeshme në foltore u paraqitën edhe deputetët e partive shqiptare. Ata të Lëvizjes Besa akuzuan VMRO-DPMNE-në se përdorë Deklaratën e partive shqiptare për të përfituar pika politike.
-
Sot seanca e njëzetë konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë
-
Vazhdimi i nëntëmbëdhjetë i seancës konstitutive në Kuvendin e Maqedonisë
-
Maratona e Kuvendit të Maqedonisë, sot seanca e 18-të
-
Vazhdojnë seancat konstitutive, VMRO me diskutime pa rend
-
Deputetët e VMRO-së s’e lirojnë foltoren, 6 nga 47 deputetët e saj kanë diskutuar