Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të shtunën.
Protesta është paralajmëruar në një postim në Facebook, të kryetarit të OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla.
Në njoftim ndër të tjera thuhet se do të protestohet kundër skandaleve qeveritare. Protesta thuhet se do të nisë në orën 18:00.
“Kundër koordinimit me Milan Radojçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK! Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, thuhet në njoftimin për protestë.
Deputetët e pushtetit, të enjten kanë miratuar Ligjin për pagën minimale, i cili nuk u garanton pension në vlerë të kësaj page veteranëve të luftës.
-
Pas miratimit të Ligjit për pagën minimale, nesër protestojnë veteranët
-
Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë
-
Mblidhen veteranët, gati për protestë
-
Miratimi i Ligjit të pagës minimale nxit protestat e veteranëve
-
“Jo në emrin tim” thërret protestë për orën 12:00 – “Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot”