Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nesër do të mbajnë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Protesta është paralajmëruar në një postimi në rrjetin social Facebook, të kryetarit të OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftim ndër të tjera thuhet se do të protestohet kundër skandaleve qeveritare. Protesta thuhet se do të nisë në orën 18:00.
“Kundër koordinimit me Milan Radojçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK! Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, thuhet në njoftimin për protestë.
Deputetët e pushtetit, të enjten kanë miratuar Ligjin për pagën minimale, i cili nuk u garanton pension në vlerë të kësaj page veteranëve të luftës.