Pasi dje një grup i aktivistëve të Fushë Kosovës mbajtën një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune pas vrasjes së 12-vjeçarit, sot është paralajmëruar protestë.
Ata protestojnë për, siç thonë, neglizhencën institucionale të policisë dhe gjyqësisë për vrasjen e 12-vjeçarit që ndodhi javën e kaluar.
Gazmend Qyqalla, aktivist dhe pjesëtar i komunitetit ashkali, ka bërë thirrje që sot të protestohet në mënyrë që të mos lejohet që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të institucioneve publike.
“Ju ftojmë të ngrihemi të gjithë në protestë para Policisë dhe të mos lejojmë që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë. Të premten në orën 14;00 mblidhemi tek lagjja ‘Meshari ‘për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë”, tha ai.
Kujtojmë se dje Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin për vrasjen e 12-vjeçarit.
Lexo edhe: Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë Kosovë
-
Plagosje në Fushë-Kosovë
-
Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë
-
Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor dhe shëndetësor pas vdekjes së policit në Vërmicë
-
Serbët kontrollohen në hyrje të Gazimestanit, Policia ka kërkesa për pjesmarrësit
-
Një i vrarë dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë