Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“I arrestuari për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë Kosovë, me të kaluar kriminale”

Edhe një herë u protestua kundër racizmit.

Një grup aktivistësh janë mbledhur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për 12-vjeçarin që u gjet i vdekur në Fushë Kosovë, raporton KTV.

Ata po kërkojnë përgjegjësi nga institucionet që sipas tyre, lejuan vrasjen e të miturit.

Gjatë marshimit, protestuesit kërkuan edhe shkarkimin e prokurorit të rastit, pasi që sipas tyre, ai është bashkëfajtor.

Ndër të tjera, aty u tha se shteti po diskriminon komunitetet pakicë në vend.

Edhe Protestë kundër neglizhencës së Policisë e Prokurorisë për dhunimin dhe vrasjen e 12-vjeçarit Arbëri Protestë kundër neglizhencës së Policisë e Prokurorisë për dhunimin dhe vrasjen e 12-vjeçarit

Protestës iu bashkuan edhe deputetë të Kuvendit të Kosovë. Ata thanë që rasti i vrasjes së 12-vjeçarit tregon për dështimin e shtetit.

Ndërkaq, Xhelal Sveçla, kryetar i Komisionit për Komunitete dhe Kthim tregoi se pas punës që e kanë kryer si komision, kanë parë që neglizhente ka qenë prokuroria.

Marshi protestues filloi në sheshin “Skënderbeu” dhe përfundoi para Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

I mituri, K.V, 12-vjeçar u gjet i vdekur para një banese nga një pastrues.

Edhe Protestë kundër racizmit në Prishtinë Video Protestë kundër racizmit në Prishtinë

Sipas Prokurorisë, ai kishte pasur shenja dhune në trup.

Ndërkaq, S.O. është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e të miturit dhe po mbahet në paraburgim.