Ka filluar protesta e thirrur nga shoqëria civile për vrasjen e 12 vjeçarit nga Fushë-Kosova.
Protesta ka nisur në lagjen Meshari e nga këtu po kërkohet drejtësi për të miturin, raporton KTV.
"Polici raciste, Prokurori raciste", "Kush me na mbrojtë" janë disa nga brohoritjet duke hedhur kështu faj edhe mbi institucionet e rendit dhe ligjit.
Protestës kundër racizmit në institucione i janë bashkangjitur edhe deputetët e partive opozitare Albulena Haxhiu dhe Frashër Krasniqi.
Ndërkaq, në mbështetje për kërkimin e drejtësisë për vrasjen e 12 vjeçarit ka dalë edhe zv. Ministri në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Bashkim Krasniqi.
Ai ka thënë që "policia e ka neglizhuar raportimin e dhunimit të të miturit, çka pastaj ka çuar edhe në vdekjen e tij".
Edhe
Protestë kundër neglizhencës së Policisë e Prokurorisë për dhunimin dhe vrasjen e 12-vjeçarit
Marshi do të përfundojë para stacionit policor në Fushë-Kosovë.
{gallery}
-
“I arrestuari për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë Kosovë, me të kaluar kriminale”
-
Marsh kundër racizmit pas vrasjes së 12-vjeçarit në Fushë-Kosovë, kërkohet shkarkimi i prokurorit
-
Sot protestohet në Fushë Kosovë për vrasjen e 12 vjeçarit dhe neglizhencën e policisë
-
Të premten protestohet në Fushë Kosovë, aktivistët akuzojnë policinë për neglizhencë rreth vrasjes së 12 vjeçarit