Një grup i aktivistëve janë mbledhur para stacionit policor në Fushë Kosovë që në mënyrë simbolike kanë kërkuar të protestohet kundër neglizhencës së policisë në rastin e 12 vjeçarit.
"Për gjashtë muaj kjo polici nuk ndërmori asgjë për ta mbrojtur 12 vjeçarin nga përdhunimet e as nga vrasja. Ky rast shfaq racizmin e rrënjosur ne institucionet tonë, duke i bërë ato bashkëfajtore në këto krime", ka thënë Gazmend Qyqalla, pjesëtar i komunitetit rom, raporton KTV.
Para stacionit aktivistët kanë lënë bluza të bardha me ngjyrë të kuqe.
Ata kanë derdhur edhe ngjyrë të kuqe para stacionit, që sipas tyre tregon bashkëfajësinë e institucioneve më vrasjen e 12 vjeçarit nga Fushë Kosova.
Protesta do të mbahet të premten në orën 2. Marshi do të fillojë në lagjen Meshari e do të përfundojë para stacionit policor në Fushë Kosovë.
-
Protestë kundër neglizhencës së Policisë e Prokurorisë për dhunimin dhe vrasjen e 12-vjeçarit
-
Sot protestohet në Fushë Kosovë për vrasjen e 12 vjeçarit dhe neglizhencën e policisë
-
“I arrestuari për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë Kosovë, me të kaluar kriminale”
-
Protestë kundër racizmit në Prishtinë
-
Marsh kundër racizmit pas vrasjes së 12-vjeçarit në Fushë-Kosovë, kërkohet shkarkimi i prokurorit