Komuna e Prishtinës të shtunën duke nisur nga ora 09:00, do të bëjë pastrimin e përgjithshëm të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.
Pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbra në këto hapësira.
Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që sot të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare në mënyrë që të mos pengojnë punimet.
“Lusim qytetarët për bashkëpunim, pasi në rast të mos respektimit të këtij njoftimi, Komuna e Prishtinës nuk merr përgjegjësi për dëmtime të mundshme të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone”, thuhet në njoftim
-
Të shtunën pastrohet “Muharrem Fejza”, qytetarët luten të mos i parkojnë veturat afër
-
Të shtunën bëhet pastrimi gjeneral i rrugës “Qazim Bobaj” në Prishtinë
-
Të shtunën pastrohet rruga “Aziz Zhilivoda” dhe hapësirat rreth shkollës “Hilmi Rakovica”
-
Komuna e Prishtinës do t’i pastrojë të shtunën rrugët “Mujë Krasniqi” dhe “Veli Dedi”
-
Mbyllet sot dhe nesër rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë