Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën duke filluar nga ora 9 do të bëhet pastrimi gjeneral i rrugës “Aziz Zhilivoda” dhe i hapësirave rreth shkollës fillore “Hilmi Rakovica”; me parkingjet përreth, rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos parkojnë veturat në këto pjesë gjatë kësaj kohe.
“U bëjmë thirrje banorëve të lagjes që në këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve. Lusim qytetarët të bashkëpunojnë, sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone”, thuhet nga Komuna e Prishtinës.
-
Komuna e Prishtinës do t’i pastrojë të shtunën rrugët “Mujë Krasniqi” dhe “Veli Dedi”
-
Sot pastrohet rruga “Muharrem Fejza”, Komuna me thirrje për bashkëpunim
-
Të shtunën pastrohet “Muharrem Fejza”, qytetarët luten të mos i parkojnë veturat afër
-
Të shtunën bëhet pastrimi gjeneral i rrugës “Qazim Bobaj” në Prishtinë
-
Mbyllet sot dhe nesër rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë