Në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë gjatë kësaj të diele qytetarët nuk do të mund të vaksinohen. Kjo për shkak që dita e dielë është ditë pushimi, raporton KosovaPress.
Ndërkohë që vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë të hënën.
Deri paraditen e së shtunës u raportua se më shumë se 56 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Të hënën punëtorët shëndetësorë të cilët janë vaksinuar në Kukës më datë 20 dhe 21 mars duhet të paraqiten në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.
Kujtojmë që 500 punëtorë shëndetësorë kosovarë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në Kukës. /KP