Arbëri

Mbi 138 mijë vaksina të aplikuara në vend

Rreth 250 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID paraditen e sotme në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, derisa në nivel janë vaksinuar mbi 138 mijë. Siç ka bërë të ditur koordinatori i qendrës për vaksinim në Prishtinë, Niman Bardhi, ka qytetarë që po shkojnë të vaksinohen pa marrë konfirmimin për caktimin e terminit.

“ Kemi edhe një përballje tjetër ku shumica e qytetareve po tentojnë të vijnë vetëm në mënyrën e aplikimit e cila po na paraqet shumë problem sepse duhet t’i sqarojmë gjërat nga fillimi. Veç kësaj unë edhe një herë apelojë te të gjithë qytetarët pa dallim duhet të aplikojnë në platformën E-Kosova dhe mbi bazën e konfirmimit dhe ndarjes së terminit duhet t’i takojnë grupmoshës mbi 65 vjeç, nëse i referohemi të sëmurëve kronikë të dëshmojnë për sëmundjen që kanë pas dhe vazhdojnë ta kenë dhe në grupin e tretë hyjnë të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të FSK-së dhe mësimdhënësit. Janë këto tri lloj të kategorive që pa asnjë problem mund të vaksinohen, tha ai, raporton KSP.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 965 persona. Vaksinimi masiv në vend ka nisur më 15 qershor.