Dy cent më lirë kushton litri i naftës sot në Kosovë, krahasuar me të martën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë sot (15 prill) mund të shitet maksimalisht me çmim prej 1.76 euro.
Çmimi i benzinës është 1.44 euro për litër, ndërkaq i gazit 0.89 euro për litër.
Të mërkurën çmimi i naftës ishte 1.78 cent për litër, ndërkaq i benzinës dhe gazit i njëjtë me atë sot.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Edhe
Shtrenjtohet edhe më tej nafta, sot 3 centë më shtrenjtë se dje
Pasi u arrit armëpushimi javën e shkuar, çmimet në bursë ranë, por në Kosovë lëvizën shumë pak.
Tani negociatat që nisen mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar pasi palët nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje. Nuk dihet ende nëse do të ketë një takim të dytë.
