Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot dhe nesër seancat përfundimtare për rastin “Syri i Popullit”

Sot në orën 9:30 nis seanca përfundimtare në procesin gjyqësor të njohur si “Syri i Popullit”, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se seanca nis sot nga ora 9:30, dhe vazhdon nesër në po të njëjtën orë, ku në pyetje merret Sadri Ramabaja.

Sipas një njoftimi për media, pritet që në këtë seancë fjalën përfundimtare ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari. Mbrojtjen e tij do ta paraqes vet i akuzuari, Sadri Ramabaja, si dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi.