Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ata diskutuan për situatën e sigurisë në të gjithë rajonin.
“Komandanti nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku KFOR-i dhe BE-ja veprojnë në koordinim të përhershëm”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Barduani theksoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.
Peter Sorensen është pritur në takim sot nga udhëheqësi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi./KSP
Emisari i BE-së në Kosovë, takohet me Bislimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, të enjten do të takohet me zëvendëskryeministrin në...-
Barduani: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike
-
Baker pritet nga komandanti i KFOR-it, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi
-
Komandanti i KFOR-it e njofton zyrtarin e DASH-it për situatën e sigurisë në Kosovë
-
Mojsilloviq kërkon “ambient të sigurt” për serbët në takim me komandantin e KFOR-it
-
Sorensen diskutoi me Bislimin për rrugën e zbatimit të marrëveshjeve