Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në DESKU - E tashmja dhe e ardhmja, sipas Vjosa Osmanit

Në emisionin DESKU të KTV-së sonte e ftuar është Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës. Tema që do të diskutohet është: E tashmja dhe e ardhmja, sipas Osmanit.

• Si e sheh momentin aktual politik kryetarja Osmani?

• Cila është e ardhmja politike e Vjosa Osmanit?

• A ka mundur të mbetet Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës?

• Pse ka qenë aq me rëndësi për LDK-në që ta përjashtojë Osmani?

• Cilat janë raportet e Osmani me LDK-në dhe deputetët e LDK-së tani?

• Si e sheh Vjosa Osmani Qeverinë e Avdullah Hotit?

• Sa ka gisht pandemia në krizën politike në Kosovë?

• Sa është Kuvendi i Kosovës forum i përfaqësimit të interesit qytetar?

• Çka mendon Osmani për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen e Washingtonit?

• Çka mendon për mini-Schengenin dhe përfshirjen e Ujmanit në dialog?

• Sa është afër krijimit të partisë së saj Vjosa Osmani?

• A është e gatshme ta marrë rolin e presidentes në rast të largimit të Hashim Thaçit?

• A mund të kthehet Vjosa Osmani një ditë në LDK?

Sonte, ekskluzivisht në “Desku” të KTV-së, prej orës 20:00 dhe në TV Arta prej orës 21:40, si dhe live në kanalin zyrtar në Youtube.

 

Artikuj të ngjashëm