Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Gara elektorale e Vjosa Osmanit

Vjosa Osmani

Përgjigjet e bartëses së listës së LDK-së, në ora 20:10 në programin “Zgjedhjet në KOHË”

Sonte në kuadër të programit “Zgjedhjet në kohë”, programin dhe qëndrimet e saj për fushatën zgjedhore i shpalos Vjosa Osmani, bartëse e Listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe  kandidate për presidente të vendit.

Në intervistën e saj, a tregon se si e sheh daljen nga kriza institucionale?

Emri i saj e ndihmon apo e komplikon kompromisionin ndërpartiak?

Cili është motivi kryesor që Vetëvendosja me Albin Kurtin nuk e mbështeti për mandatin e dytë?

Kur është momenti thyerjes së madhe mes tyre?

Si i sheh ajo mundësitë e koalicionit paszgjedhor?

Edhe Osmani: VV-ja s’ka arsye për të refuzuar emrin tim Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Osmani: VV-ja s’ka arsye për të refuzuar emrin tim

Sa për qind të votës synon t’i marrë LDK-ja?

Në “Zgjedhjet në Kohë”, nga ora 202:10, vjen në përballje një nga figurat më të komentuara të politikës kosovare aktualisht.