Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte ajri në Prishtinë është ‘I rrezikshëm’

372 është shkalla nga matja e fundit e cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Kjo shkallë kaq e lartë do të thotë ‘I rrezikshëm', për qytetarët në Prishtinë.

Kohët e fundit kemi parë vazhdimisht shifra alarmante në Prishtinë. Ky ajër me të cilin qytetarët përballen çdo ditë, po ndikon jashtëzakonisht rëndë në shëndet, madje mbetet shqetësim i madh.

Si pasojë e këtij ajri, kohët e fundit është rritur konsiderueshëm edhe numri i fëmijëve që patën probleme me frymëmarrje, raporton Koha.net.

Sipas qendrës për matjen e cilësisë së ajrit, kohët e fundit shkalla e ndotjes ka shkuar deri mbi 400.