Një ish-snajperist i Ushtrisë së Britanisë së Madhe, e që dikur ishte pjesë e misionit edhe në Kosovë, është vrarë në Ukrainë. Christopher “Pezz” Perryman pati dalë vullnetar për t’i luftuar forcat ruse.
Ai vdiq në moshën 38-vjeçare. Ishte pjesë e luftës qe disa muaj.
“Kujdes nga një plak në një profesion ku njerëzit vdesin të rinj”, pati shkruar ai në rrjete sociale në prill, siç raportojnë mediat në Britani, Perryman.
Babai i një fëmije në të kaluarën pati shërbyer në një nga regjimentet mbretërore ushtarake, për 16 vjet. Siç shkruan “DailyMail” ai ka shërbyer me misionet britanike në Kosovë dhe në Irak.
Perryman pati udhëtuar në Ukrainë për herë të parë pak pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt të vitit të shkuar. I ishte bashkuar ekipeve ushtarake pas thirrjes urgjente nga shteti ukrainas. Ishte pjesë e ekipeve të vullnetarëve të huaj.
Të paktën 11 shtetas britanikë kanë humbur jetën duke luftuar në Ukrainë.
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
-
Humbjet rekorde të Rusisë në ushtarë gjatë vitit 2024
-
Britaniku i akuzuar se iu bashkua ukrainasve në luftë, dënohet në Rusi
-
Kryeministri britanik: S’është në pyetje vetëm Ukraina, por tërë siguria e Evropës
-
Starmer mbërrin në Kiev për të nënshkruar “partneritetin 100-vjeçar” me Zelenskyn