Kryetari i zgjedhur i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e të parit të kësaj komune, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Dorëzimi-pranimi i detyrës u bë, në ambientet e komunës ku kryetari i deritashëm i Rahovecit, Idriz Vehapi, i dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, Smajl Latifi i cili do të udhëheq për katër vitet e ardhshme, transmeton Koha.net.
“Në akt Dorëzimin-Pranimin e detyrës thuhet ‘përmes këtij akti të dorëzim-pranimit të detyrës, z. Idriz Vehapi, e njoftoj për mbarëvajtjen e punëve që janë në proces Kryetarin e zgjedhur të Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, duke u zotuar se do të bashkëpunoj në interes të qytetarëve të Komunës së Rahovecit edhe në të ardhmen, gjithashtu do të jem i gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme për mbarëvajtjen e punëve në administratë dhe në fushat tjera të veprimtarisë institucionale. Me këtë akt të dorëzim-pranimit përmbushet një normë ligjore, demokratike e institucionale. Akt dorëzim-pranimi i detyrës u finalizua me datë 14.12.2017’”, thuhet në komunikatë.
-
Latifi jep betimin si kryetar i Rahovecit
-
Kryetari i Rahovecit nis emërimet në kabinetin e tij
-
Latifi betohet si kryetar i Komunës së Rahovecit
-
Latifi i AAK-së fiton në Rahovec pas rinumërimit të votave
-
Latifi rendit premtimet në shëndetësi: Do ta punësojmë çdo mjek të diplomuar të Komunës së Rahovecit