Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pas betimit të tij si Kryetar i Komunës për katër vitet e ardhshme, ka filluar kompletimin e kabinetit të tij duke i nënshkruar vendimet për emërimin e nënkryetarit, shefin e kabinetit në zyrën e Kryetarit, asistentin administrativ në kabinetin e Kryetarit, zyrtarin për logjistik në zyrën e Kryetarit dhe emërimin e shtatë drejtorëve.
Bazuar në vendimet e nënshkruara nga ana e Latifit, nënkryetar i Komunës është Fatmir Iska, shef i kabinetit në zyrën e Kryetarit Veli Gashi, asistent administrativ në zyrën e Kryetarit, Vajdin Berisha, dhe Ruzhdi Krasniqi, zyrtar për logjistikë në zyrën e Kryetarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtorët e emëruar janë: Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ervin Hoxha drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Afrim Limani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Inspektim dhe Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.