Kryetari i rizgjedhur i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka dhënë betimin për kryetar të kësaj komune.
Latifi në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Rahovecit, tha se do t’iu shërbejë qytetarëve me nder, përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie.
“Qeverisja e mirë, demokratike, transparente dhe llogaridhënëse përmbush në masë të madhe kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të komunës. Prandaj, do të vazhdojmë me përpjekjet e vendosura që të dalim faqe e bardhë para qytetarëve tanë. Të gjithë e duam një komunë të fortë, të zhvilluar, të përparuar dhe të gjithë qytetarët të ndihen të përmbushur, të respektuar dhe krenar që i takojnë kësaj komune me njerëz të vyeshëm e punëtorë”, theksoi Latifi.
Kryetari Latifi ka thënë po ashtu se në mandatin e tij katër vjeçar prioritetet kryesore mbesin bujqësia, ekonomia dhe mbështetja e prodhuesve në Rahovec./ kp
-
Kryetari i Rahovecit numëron arritjet e premton edhe më shumë nëse fiton mandatin tjetër
-
Latifi kërkon mbështetjen e elektoratit të PDK-së dhe LDK-së në Rahovec
-
Latifi përuron fushën e re sportive: E 18-ta që e përurojmë gjatë këtij mandati
-
Haradinaj në Rahovec: Latifi qëndron krah çdo iniciative të qytetarëve
-
Latifi rendit premtimet në shëndetësi: Do ta punësojmë çdo mjek të diplomuar të Komunës së Rahovecit