Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ka të ndalur shtrenjtimi i naftës

Për 8 centë është shtrenjtuar nafta në vetëm katër ditë në Kosovë. Përderisa një litër naftë në vend në datat 9 dhe 10 tetor kushtonte 1.7 euro, në vendimin e së enjtes së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimin maksimal të lejuar një litër naftë të enjten mund të shitet maksimalisht për 1.78 euro.

Ky çmim është dy centë më i lartë se një ditë më herët.

Shtrenjtimi i derivateve ka marrë hov që nga fillimi i tetorit. Më 30 shtator, një litër dizel kushtonte 1.61 euro.

Çmimi nuk ka ndryshuar për benzinë dhe gas. Një litër benzinë mund të shitet maksimalisht për 1.4 euro, ndërsa gasi për 75 centë.

Artikuj të ngjashëm