Me vetëm 66 deputetë të pranishëm, Kuvendi i Kosovës është ndalur në hapje të seancës për zgjedhjen e presidentit. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka ndërprerë seancën dhe ka njoftuar se kjo seancë do të vazhdojë në të ardhmen nëse plotësohen kushtet.
Për të pasur kushte për zgjedhjen e presidentit nevojiten së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhjet me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht s’i kemi 2/3 e deputetëve”, ka thënë ajo.
Paraprakisht në Kuvend u prezantuan kandidatët për president, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku të Lëvizjes Vetëvendosje.
Një ditë më parë, Haxhiu u shpreh se kur thirret seanca për zgjedhjen e presidentit nis të rrjedhë afati prej 60 ditësh. Ajo pati thënë se nuk është e përcaktuar se çka ndodh nëse presidenti zgjidhet pas datës 6. Sipas saj, në këtë rast hyhet në një terren tjetër, që e ka quajtur “terren të pashkelur”.
Në nenin 82 të Kushtetutës së Kosovës thuhet se një nga rastet kur Kuvendi mund të shpërndahet është nëse brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet presidenti i Republikës.
E neni 86, thotë se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, mandati i përfundon më 4 prill.
Ambicie për edhe një mandat pati shprehur presidentja Vjosa Osmani, por që nuk i ka siguruar 30 nënshkrimet. Madje nga Presidenca pati përplasje me Lëvizjen Vetëvendosje për çështjen nëse i janë ofruar apo jo 30 nënshkrimet.
E të enjten, Osmani çoi në Kuvend ndryshimet kushtetuese për të mundësuar që zgjedhja e presidentit të bëhet direkt me votë të popullit. Në mungesë të kuorumit, këto propozime mbetën pa u miratuar.