Lista Serbe ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës i ka shpallur terroriste organizatat “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”.
Sipas këtij subjekti, “’Brigada e Veriut’ është organizatë që ekziston në kokën e Kurtit e ‘Mbrojtja Civile’ prej vitesh është integruar me ish-punëtorët e saj në institucionet e Kosovës, prej të cilëve këta punëtorë marrin paga edhe sot”.
Ajo i ka quajtur këto dy organizata “inekzistente”.
“Kurti ka krijuar një sistem unik që nuk është gjë tjetër veçse një gjueti shtrigash e shekullit 21, me anë të së cilës organizatat inekzistente, të cilat asnjëherë nuk janë parë publikisht, as nuk kanë marrë përgjegjësi për ndonjë sulm terrorist, shpallen organizata terroriste”, ka shkruar Lista Serbe duke shtuar se protestat në veri janë paqësore.
LS-ja i ka kërkuar KFOR-it dhe EULEX-it të vendosin forcat në veri të Kosovës për siç ka thënë, “parandalimin e Kurtit”.
-
Qeveria thotë se ka dëshmi që “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” janë organizata terroriste
-
“Brigada e Veriut”: Nuk shkojmë askund, Kosova është tokë e shenjtë serbe
-
SHBA: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar
-
“Mbrojtja Civile” e “Brigada e Veriut” shpallen terroriste
-
“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste