21:27 - Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta rrëzojë edhe njëherë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Teksa ka deklaruar se VV mbetet e palëvizur në qëndrimin kundër marrëveshjes, ai thotë se para dy vitesh kjo marrëveshje nuk ishte rrëzuar nga opozita e asaj kohe, por nga LDK-ja që ishte në qeveri.
“Parvjet kur dështoi demarkacioni, e kam pas një fjalim në Kuvend dhe të parat që i pata falënderuar ka qenë LDK dhe jo opozita. Kam thënë faleminderit atyre dy-tre deputetëve të ndërgjegjshëm brenda LDK-së të cilët e kuptuan të vërtetën dhe kryeministri u mbështet për muri, marrëveshja ra. Prapë do i mbetet LDK-së dhe atyre dy-tre deputetëve të ndërgjegjshëm”, ka thënë Konkufca.
Lista Serbe akoma s’ka komunikuar me qeverinë për demarkacionin
21:06 - Partneri i koalicionit qeverisës, Lista Serbe ende nuk është përcaktuar për votim ose jo të marrëveshjes se demarkacionit.
Edhe
Konjufca: Premtimi për liberalizim pas demarkacionit ishte gënjeshtër e Thaçit dhe Haradinajt
Të paktën, qeveria ende nuk ka pasur ndonjë komunikim me ta, sipas shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
“Unë jam i çuditur kur më pyesin pse nuk po votojnë serbët kur i kemi shqiptarët që nuk po e votojnë”, thotë Krasniqi duke iu drejtuar qëndrimit të Vetëvendosjes.
Atij i është përgjigjur menjëherë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, që ka thënë se “Krasniqi po dëshiron ta shpëtojë Hashim Thaçin, ndërsa unë territorin”.
Deputeti i kësaj liste, Igor Simiq, ditë më parë deklaroi se prioritet kryesor i tyre është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ndërsa të tjerat vijnë pas saj, përfshirë edhe demarkacionin.
Lista Serbe mungoi sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku u caktua që nesër të shqyrtohet projektligji për demarkacion.
Krasniqi i kundërpërgjigjet Konjufcës: Me deklaratën e presidentëve janë hequr shqetësimet
20:44 - Deklarata e nënshkruar mes dy presidentëve, atij të Kosovës dhe Malit të Zi për procesin e demarkacionit, nuk është e pafuqishme, sipas shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
Edhe
Demarkacioni mbetet pezull për dy-tri vota
Ai i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, që më herët tha se kjo deklaratë ishte vetëm justifikim për kryeministrin Ramush Haradinaj.
“Ne po flasim për një deklaratë që e kanë nënshkruar dy krerë të shteteve, që e kanë fuqinë kushtetuese për me marrë vendime në vendin e tyre”, ka thënë Krasniqi. “Neni 7 e ka krijuar mundësinë për korrigjime të caktuara. Ne jemi në një situatë tjetër sepse deklarata e presidentit i heq shqetësimet që i kanë pas kundërshtuese”.
Mirëpo Konjufca fajtor për situatën e krijuar e gjen presidentin e vendit.
“Nyja është Hashim Thaci. Pyeteni secilin njohës të se drejtës ndërkombëtare dhe unë mendoj se kjo është shaka. Mali i Zi e ka për obligim vetëm marrëveshjen që e ka nënshkruar”, përfundoi ai.
Nesër Kuvendi i Kosovës do të votojë në seancë për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa bashkë me të deputetëve u është dërguar edhe raporti i komisionit Bulliqi dhe deklarata e dy presidentëve.
Konjufca: Deklarata e presidentëve për demarkacion, justifikim për Haradinajn
Deklarata e nënshkruar mes presidentit Hashim Thaci dhe kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për demarkacion, sipas deputetit të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, është strategji justifikuese për kryeministrin Ramush Haradinaj.
Edhe
LDK e Vetëvendosje me qëndrime të kundërta për demarkacionin
Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se kjo deklaratë nuk e obligon Malin e Zi në aspektin e së drejtës ndërkombëtare.
“Është strategji dalëse e kryeministrit për te justifikuar ndryshimin e qëndrimit të tij. Ne mendojmë që ai ka lëvizur nga qëndrimi i tij. Deklarata Thaci – Vujanoviq nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes së Malit të Zi duke qenë se ajo është ratifikuar nga Mali Zi”, ka thënë ai.