Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK e Vetëvendosje me qëndrime të kundërta për demarkacionin

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të mërkurën, janë takuar me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova, ku temë e diskutimeve ka qenë marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, raporton KTV.

Në takim, deputetët i kanë siguruar Delawine dhe Apostoloven se votat e tyre do të jenë pro marrëveshjes. Por kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të jetë Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur të mos ndryshojë qëndrim kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, e ka quajtur mashtrim deklarimin se me ratifikimin e demarkacionit do të bëhet liberalizimi i vizave.

Sipas Kurtit, ngutja e Thaçit dhe Haradinajt për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit nuk është gjë tjetër veçse tentim për shpëtimin e karrigeve të tyre, por jo për qytetarët dhe liberalizimin e vizave për ta.

Edhe Delawie u bën thirrje deputetëve ta votojnë sot demarkacionin Arbëri Delawie u bën thirrje deputetëve ta votojnë sot demarkacionin

Deputeti Glauk Konjufca theksoi se marrëveshja Thaçi-Vujanoviq nuk ka asnjë obligim për Malin e Zi.

Por ndryshe nga deputetët e Vetëvendosjes, ata të LDK-së kanë konfirmuar edhe njëherë se votat e tyre do të jenë pro marrëveshjes së demarkacionit.

Deputetë të këtij subjekti, gjatë ditës, kanë mbajtur takime të ndara me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova.

“Ambasadori Dellawie dhe Apostolova vlerësuan lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë proces dhe konsistencën për integrimet euroatlantike”, thuhet në njoftimin për media të këtij subjekti politik.

Edhe Veseli paralajmëron konsensus me deputetët e Listës Serbe për demarkacionin Arbëri Veseli paralajmëron konsensus me deputetët e Listës Serbe për demarkacionin

Në takim morën pjesë edhe deputetët Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Anton Quni, të cilët në mandatin e kaluar ishin kundër marrëveshjes së Demarkacionit.