Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, për të diskutuar për seancën e nesërme plenare ku në rend dite është çështja e demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, Veseli e ka informuar Delawien për takimet dhe konsensusin e arritur së fundmi mes pozitës dhe LDK-së për këtë marrëveshje.
Veseli u shpreh optimist se kjo marrëveshje do të miratohet të mërkurën, ndërsa u pajtua me Delawien se ky është momenti i fundit që Kosova ta ratifikojë demarkacionin, “për t’i zënë afatet e nevojshme për heqjen e vizave gjatë këtij viti”.
Në njoftim po ashtu thuhet se Delawie ka vlerësuar rolin e Veselit për gjetjen e konsensusit, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat.
-
Sipas Delawie, ratifikimi i Demarkacionit është më afër se kurrë
-
Të gjitha takimet e sotme të ambasadorit Delawie me deputetë të Kosovës
-
Delawie: SHBA-ja mbetet mbështetëse e parezervë e Kosovës në ecjen e saj përpara
-
Veseli takon Delawien, flasin për procesin e dialogut
-
Veseli i bindur se drama e demarkacionit përfundon sot