Gjatë ditës ka zhvilluar shumë takime me deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe aty, ambasadori amerikan thotë se ua ka bërë të qartë se Departamenti amerikan i Shtetit, e ka shqyrtuar me kujdes marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, raporton KTV.
Në një deklaratë ekskluzive, ambasadori Greg Delawie ka thënë se është takuar me deputetë të partive të ndryshme politike në Kosovë.
Ai ka shtuar se u ka kërkuar zyrtarëve të Qeverisë që menjëherë të dërgojnë në Kuvend draftin e marrëveshjes dhe që të njëjtën ta votojnë menjëherë deputetët e Kuvendit.
Sipas ambasadorit, marrëveshja për demarkacion nuk është një nga vendimet e vështira që Kosova duhet të marrë në rrugëtimin e saj në Evropë, sepse ajo si e tillë është e saktë.
Ambasadori amerikan, gjatë ditës së martë ka qenë pjesë e disa takimeve me deputetë të Kuvendit, për t’i bindur ata që të votojnë versionin aktual të marrëveshjes për shënim të kufirit me Malin e Zi.
-
Sipas Delawie, ratifikimi i Demarkacionit është më afër se kurrë
-
Veseli e Delawie pajtohen se tash është afati i fundit që Kosova ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi
-
Delawie fton deputetët ta votojnë demarkacionin
-
Veseli takon Delawien, flasin për procesin e dialogut
-
Ambasada SHBA-së: Pas demarkacionit, Kosova t’iu kthehet çështjeve euroatlantike