Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Delawie, ratifikimi i Demarkacionit është më afër se kurrë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie thotë se Kosova është më afër se kurrë, që të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ai u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që gjatë kësaj jave, të ratifikojnë këtë marrëveshje.

“Një punë e madhe drejt afrimit të qëndrimeve në mes partive, ka sjell Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, më afër ratifikimit se kurrë më parë. Deputetë, është koha që të kaloni vijën e finishit këtë javë”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Delawie.

Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, mbetet kushti kryesor që Kosova të përfitojë lëvizjen e lirë, pa viza në zonën Schengen.

Kuvendi, edhe pas tri përpjekjesh, ka dështuar që të sigurojë votat e nevojshme, për të ratifikuar këtë marrëveshje.