Ambasada e SHBA-së sot, me një deklaratë, ka përshëndetur ratifikimin e djeshëm të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.
Deklarata pasi uron popullin e Kosovës për votimin djeshëm, përkujton detyrat tjera që Kosovën e presin në rrugën e saj drejt aspiratave evropiane.
Ky është teksti i deklaratës:
Urime popullit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi! Ratifikimi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë. Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëm për të mirën e shtetit tuaj. Tani Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejt sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve.
-
SHBA, thirrje Kuvendit të ratifikojë demarkacionin
-
Një ditë pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvend
-
Thaçi përshëndet ratifikimin e Demarkacionit
-
Sipas Delawie, ratifikimi i Demarkacionit është më afër se kurrë
-
Mesazhi i ri i Delawiet: Vota për demarkacionin – votë për të ardhmen e Kosovës në Evropë