Ambasada e SHBA-së i bën thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Përmes një komunikate për media, kjo Ambasadë thotë se mbesin plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte.
“Ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm. Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane në Kosovë, raporton Koha.net.
SHBA e nxit qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë.
“Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, përfundon thirrja e Ambasadës amerikane.
-
Ambasada SHBA-së: Pas demarkacionit, Kosova t’iu kthehet çështjeve euroatlantike
-
Delawie u bën thirrje deputetëve ta votojnë sot demarkacionin
-
Shoqëria Civile u bën thirrje deputetëve të ratifikojnë demarkacionin
-
Sipas Delawie, ratifikimi i Demarkacionit është më afër se kurrë
-
Mesazhi i ri i Delawiet: Vota për demarkacionin – votë për të ardhmen e Kosovës në Evropë