Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli paralajmëron konsensus me deputetët e Listës Serbe për demarkacionin

Kryesia e Kuvendit ende nuk ka vendosur se kur do të vazhdojë seancën për ratifikimin e Demarkacionit.

Por, kryeparlamentari Kadri Veseli ka paralajmëruar se kjo seancë do të mund të mbahet gjatë këtyre ditëve, raporton KTV.

Veseli beson se do të arrihet konsensus më i gjerë që edhe deputetët e Listës Serbe ta votojnë këtë marrëveshje.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka vazhduar me thirrjet e tij për ta ratifikuar demarkacionin.

Edhe një herë tjetër, Vetëvendosje është shprehur kundër ratifikimit të demarkacionit në Kuvend.

Por, PDK-ja dhe LDK-ja kërkojnë që kjo marrëveshje të votohet.

Edhe Pushtetit i duhet ende kohë për t’i bërë votat për demarkacionin Arbëri Pushtetit i duhet ende kohë për t’i bërë votat për demarkacionin

Përveç luftimit të krimit e korrupsionit, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi mbetet kushti kryesor që Kosova të përfitojë lëvizjen e lirë pa viza.

Javën e kaluar, Kuvendi, edhe pas tri përpjekjesh, dështoi që të sigurojë votat e nevojshme për ta ratifikuar këtë marrëveshje.