Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli i bindur se të mërkurën do të votohet demarkacioni

Të mërkurën në orën 10, do të mbahet seanca për demarkacionin, seancë kjo e cila po shtyhet për herë të dytë brenda dy ditëve.

Por, kryeparlamentari Kadri Veseli, beson se marrëveshja për demarkacionin do të kalojë të mërkurën.

“Ajo çka është më kryesorja është se jemi shumë afër një konsensusi nacional. Kam zhvilluar disa takime në zyrën time me të gjithë faktorët politikë, edhe nga spektri i opozitës. Ka një dëshirë, një qëllim të mirë që të tejkalohet kjo situatë dhe të arrijmë bashkërisht një vendimmarrje pozitive”, tha Veseli për televizionin publik.

Veseli tregoi se të mërkurën fillimisht ka vizitë nga një delegacion i lartë të Komisionit Evropian , përkatësisht presidentin e KE-së.

“Deri atë ditë ne do të punojmë intensivisht që të përfundojmë të gjitha dallimet që i kemi mes nesh si parti politike”, shtoi Veseli.

Sipas tij, po këtë ditë, ai do të mbajë edhe takime me opozitën dhe opozitën dhe do të arrijnë një konsensus që ditën e mërkurë të shkojnë në seancën e Kuvendit dhe siç tha ai, “ta votojmë marrëveshjen e ratifikimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi”.