11:40 - Disa media raportuan gabimisht se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas shpalljes së pauzës, ka takuar deputetët e Listës Serbe në lidhje me votimin e demarkacionit.
Por këshilltari i Veselit, Valmir Klaiqi, tha për Koha.net se nuk bëhet fjalë për ndonjë takim të veçantë të kryeparlamentarit me deputetët e Listës Serbe.
Ai ka takuar shefat e grupeve parlamentare me qëllim që të marrin një vendim rreth vazhdimit të seancës, pas braktisjes së saj nga deputetët e opozitës – LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Veseli i takon deputetët serbë, kërkon votën e tyre për demarkacionin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në këto momente është në një takim me deputetët e Listës Serbe.
Këtë e konfirmojnë edhe nga kabineti i kryetarit Veseli të cilët bëjnë me dije se ka filluar takimi i Veselit me deputetët e Listës Serbe, raporton Kosovapress.
Edhe
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
Takimi mes tyre po bëhet për t’i bindur ata ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.
Ishte kryetari i Kuvendit ai që mbrëmë tha se tashmë i kanë votat për ta votuar këtë projektligj.