Politologu Belul Beqaj ka thënë se më e rrezikshme për Kosovën është aktiviteti dhe efikasiteti i punës së strukturave paralele serbe në komunat me shumicë serbe në territor të Kosovës sesa themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive.
Vizitën e emisarëve specialë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Serbi ditëve të fundit, sipas Beqajt, është ristartim i procesit të dialogut. Ai ka thënë se ndërkombëtarët po synojnë të shohin pozicionet e palëve se sa kanë ndryshuar.
Bashkëpunimin SHBA-BE ai po e sheh si rrugë e mirë për të bindur palët se ka harmonizim dhe se më lehtë do të mundësohen njohjet e reja për Kosovën, pasi që “SHBA-ja po e bën të qartë se e njeh pavarësinë e Kosovës, e se BE-ja s’po thotë jo”.
Ai ka thënë në Interaktiv të KTV-së që Asociacioni s’duhet të konsiderohet si Republika Sërpska.
“Nëse nisemi nga realiteti duhet të nxirret konkluzioni se si shtet i pavarur dhe sovran, a kemi sovranitetin dhe pavarësinë në tërë territorin e Kosovës? S’kemi pushtet efektiv në tërë territorin. Nëse insistohet në kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, a mund të themi se sikur s’po i marrim faturat e energjisë në veri, po e zhvillojmë këtë proces. Janë defekte të brendshme që po i marrim si normale. Gërryerja e sovranitetit nga veriut, dhe Lista Serbe që po del si organizatë e organizuar kriminale, po del të jetë kancer shumë më i rrezikshëm se nëse e zbatojmë apo implementojmë Asociacionin në përputhje me sugjerimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.
“Mendoj se funksionaliteti i shtetit, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, rendit juridik do të rrezikohet çdo ditë e më shumë sepse kemi vlerësime zyrtare se në veri asnjëherë si deri më tash s’kanë qenë grupet paralele më aktive e efektive se që janë. A e rrezikojnë më shumë ato struktura paralele të veriut që po i vlerëson vetë Qeveria, si të dëmshme e që janë të sakta, dhe s’ndërmerret asgjë që të shtrihet sovraniteti në tërë territorin përfshirë edhe pagesat e rrymës, sesa nëse e implementojmë Asociacionin pa kompetenca ekzekutive”, ka vazhduar Beqaj.
-
Maloku: Asociacioni është shumë i rrezikshëm, kjo qeveri s’do ta formojë
-
Berisha: Asociacioni do të prodhojë konflikt permanent historik për Kosovën dhe serbët
-
Baraliu për Asociacionin: S’duhet pranuar në asnjë mënyrë, interesi shtetëror mbi aleancat
-
Fetahu: Kosova të shqyrtojë një asociacion me kompetenca të buta
-
Petkoviq: Asociacioni do të bëhet, por Serbia nuk do ta njohë Kosovën