Sindikata e Punëtorëve e RTK-së përmes një komunikate për media shpreh zhgënjim të thellë me mosmiratimin e ligjit për Mediumin Publik në vend, RTK-në, nga Kuvendi i Kosovës.
“Sindikata kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta rikthejë në votim ligjin e ri të RTK-së, në të kundërtën, RTK rrezikon të futet në krizë të thellë dhe të pariparueshme. Kërkojmë urgjentisht që ligji i ri për RTK-në të miratohet këtë vit dhe po ashtu u bëjmë thirrje edhe njëherë deputetëve që të mos e lidhin fatin e RTK-së me individë dhe t'i lënë anash interesat partiake e ta miratojnë ligjin e ri të RTK-së”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo Sindikatë ka paralajmëruar protestë për javën e ardhshme.
“SPERTK gjatë javës së ardhshme do t'i njoftojë mediet me ditën se kur do të fillojë me protesta”, thuhet në komunikatë.