Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon urgjentisht nga Kuvendi i Kosovës që këto ditë ta përfshijë në agjendë miratimin e ligjit të ri të RTK-së. SPERTK nuk po e kupton këtë zvarritje nga ana e Kuvendit rreth miratimit të ligjit për RTK-në.
SPERTK kërkon nga të gjithë deputetët që miratimin e ligjit të mos e lidhin për ndonjë idivid në RTK por të mendojnë për forcimin e mediumit publik dhe për punëtorët e RTK-së. Për SPERTK-në çdo shtyrje e miratimit të ligjit të ri nga sot është presion dhe shkatërrim për RTK-në dhe të ardhmen e tij.
Po e ritheksojmë për të satën herë se ligji i ri i RTK-së do të zgjidhte shumë probleme me të cilat përballet mediumi publik nga forma e financimit, prona dhe digjitalizimi. Të nderuar deputetë ne nuk do të heshtim sikurse deri më sot dhe nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton ligjin e ri, ne do t’i përdorim të gjitha rrugët ligjore duke bërë thirrje për bojkot të punës dhe protesta për të kërkuar mbrojtjen e mediumit publik dhe mirëqenien e kolegëve tanë që janë duke punuar pa ndërprerë dhe profesionalisht në informimin e publikut.
SPERTK këtë shqetësim së shpejti do ta adresojë edhe tek institucionet e tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj.
-
Sindikata e RTK-së apel deputetëve që nesër të veprojnë me përgjegjësi
-
Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së
-
Punëtorët e RTK-së kërkojnë përfshirjen në pagën e 13-të
-
Punëtorët e RTK-së nga e hëna në grevë dyorëshe çdo ditë
-
Punëtorët e RTK-së mbajnë grevë njëorëshe për mungesën e pagave