Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me plagosjen e dy policëve në Skenderaj të shtunën.
Përmes një komunikate për media thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me ç’rast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
“Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit! Jemi duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë”, thuhet në reagim.
Të shtunën pas mesnatës dy policë janë plagosur në Skenderaj. I përfshirë në rast dyshohet të jetë edhe ish-nënkryetari i Komunës së Skenderaj, Nuredin Lushtaku.
-
Sindikata e Policisë dënon sulmin ndaj policëve në Suharekë
-
Gjendja e policëve të plagosur në Skenderaj është stabile
-
Policia në kërkim të Nuredin Lushtakut për rastin e plagosjes së policëve
-
Ish-nënkryetari i Skenderajt me familjarë, të përfshirë në incidentin ku u plagosën dy policë
-
Plagosen dy policë në Skenderaj