Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë vizituar sot dy zyrtarët policorë të sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj.
Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri te dy zyrtarët policorë ku për së afërmi kuptoi gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin, kanë bërë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.
“Sindikata e Policisë iu ofroi policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroi këta të fundit se do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë rast sot është lëshuar urdhër-arrest për Nuredin Lushtakun. Kurse, ndaj dy familjarë të tij është kërkuar masa e paraburgimit. Pas kësaj, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici.
-
Policia në kërkim të Nuredin Lushtakut për rastin e plagosjes së policëve
-
Ish-nënkryetari i Skenderajt me familjarë, të përfshirë në incidentin ku u plagosën dy policë
-
Sindikata e Policisë kërkon që të mbahen përgjegjës personat që plagosën policët në Skenderaj
-
Mehanin e liron spitali, Lushtakun Policia
-
Lushtaku mbërrin në Stacionin Policor, do të intervistohet për sulmin ndaj Mehanit