Dy policë janë plagosur në Skenderaj të shtunën pas mesnates.
Siç bëhet e ditur nga Policia ata janë plagosur në një pikë kontrolli.
“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pikë të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksor.
Bëhet e ditur se derinë këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.
Lidhur me rastin janë duke u ndermarrë veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.
-
Sindikata e Policisë kërkon që të mbahen përgjegjës personat që plagosën policët në Skenderaj
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se e plagosi aksidentalisht një tjetër
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë
-
Dy të plagosur në Prishtinë
-
Plagoset një person në Skenderaj, i dyshuari në arrati