Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka shprehur pakënaqësi ndaj menaxhmentit të ndërmarrjes pasi sipas saj po ushtron presion ndaj minatorëve në ditët e fundit, konkretisht ata që sië thuhet, kanë “bindje tjetër dhe mendon ndryshe” nga menaxhmenti.
Sipas Sindikatës, pasojat e dështimeve nga keqmenaxhimi i udhëheqësisë po u barten minatorëve.
Sindikata ka shtuar tutje se minatorët po largohen nga puna padrejtësisht.
“Minatorëve po u mohohet e drejta në mbrojtje, në informim të drejtë dhe në trajtim të barabartë në raportet e punës. Në këtë situatë, institucionet përgjegjëse po heshtin dhe po vonohen në reagim. Inspektorati i Punës nuk po reagon ndaj shkeljeve të vazhdueshme në marrëdhëniet e punës. Prokuroria po vonon trajtimin e rasteve të dyshuara për keqpërdorime dhe shkelje ligjore. Gjykatat po zvarrisin procedurat, duke e bërë drejtësinë të vonuar dhe praktikisht të mohuar për minatorin”.
Sindikata ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa nëse nuk merren masa, teksa ka ftuar Prokurorinë Speciale të nisë hetime.
-
Pas 12 orësh të ngujuar, nxirren minatorët nga miniera
-
Minatorët e “Trepçës” kërkojnë paga më të larta dhe investime në ndërmarrje
-
Minatorët: Shteti të inspektojë “Trepçën” e ndërmarrjet e tjera shtetërore
-
Minatorët e “Trepçës” reagojnë lidhur me pagën e 13-të: Padrejtësi sistematike
-
Problemi me rrymë që çoi te ngujimi i 18 punëtorëve të Trepçës, nën hetim