Kryetarja e deritanishme e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, është deklaruar pas shkarkimit të saj nga Kuvendi Komunal, të hënën.
Duke falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur në rrugëtimin e saj, Sinani ka thënë se do të punojë për përmirësimin e politikës shqiptare në Luginë.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mërgatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Shkarkimi i saj ndodhi në ditën kur vizitoi Kosovën, së bashku me përfaqësues të tjerë politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanoci.
Në fakt, ajo kërkoi të dielën nga kryetari i Kuvendit të Preshevës, Sami Salihu, ta shtyjë seancën e Kuvendit Komunal ku do të shqyrtohej shkarkimi i saj, në mënyrë që të realizojë vizitën në Kosovë, gjë që e bëri.
Edhe
Sinani: Arifi e Salihu kryen puç, Presheva të shkojë në zgjedhje të reja
Me 20 vota për, asnjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura, gjatë së hënës është shkarkuar kryetarja e cila kishte mandat dyvjeçar, por që nuk qëndroi në kë post nuk qëndroi as një vit.
Sinani u shkarkua nga pozita e kryetares së Preshevës, pasi partnerët e koalicionit nga radhët e Lëvizjes për Reforma “ia kthyen shpinën” pa përmendur arsye specifike për largimin e tyre.
Kamberi për shkarkimin e Sinanit: Nuk humbi ajo, por kundërshtarët politikë
Politikani shqiptar në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi, i cili në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, garoi në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, është deklaruar pas shkarkimit të kryetares Ardita Sinani.
Duke u shprehur kundër vendimit të Kuvendit Komunal në Preshevë, Kamberi ka thënë se me shkarkimin e saj, nuk ka humbur Sinani, por ata që e morën këtë vendim.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kamberi e ka quajtur hipokrizi veprimin e kundërshtarëve politikë, të cilët e larguan Sinanin nga pozita e kryetares së Preshevës.
“Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin. Por besoj se mbetet populli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetëmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën”, ka shkruar Kamberi.
Me 20 vota për, asnjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura, gjatë së hënës është shkarkuar kryetarja e cila kishte mandat dyvjeçar.
Edhe
Pas shkarkimit të Sinanit, Kuvendi i Preshevës zgjedh për kryetar Arifin
Sinani është zgjedhur në krye të Preshevës më 21 maj 2021, si pjesë e Partisë për Veprim Demokratik.