Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq deklaroi të hënën se “nuk ka dyshim se Prishtina po tenton të shkaktojë tensione” në prag të zgjedhjeve në Kosovë.
Simiq, në një deklaratë për media, kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe të birin e tij Aleksandar, i ka quajtur “klan në shërbim të Prishtinës”.
“Dje, aktivistët e Listës Serbe janë sulmuar, dje është sulmuar Serbia, pasi që nëse dikush kërcënon aktivistët e Listës Serbe, kërcënon sigurisht edhe shtetin tonë... Pra, nëse prokurori shqiptar liron dikë krahas dhjetë dëshmitarëve të cilët pohojnë se Aleksandar Jabllanoviq sulmoi aktivistët tanë, atëherë këtu gjërat janë plotësisht të qarta”, tha Simiq, transmeton KP.
Sipas tij, populli serb duhet ta di se kush qëndron prapa “klanit Jabllanoviq” dhe seriozitetin e situatës.
“Këtë nuk do t’ua lejojmë”, ka theksuar Simiq.
-
Rrahje parazgjedhore serbe në Leposaviq
-
Rakiq: Sulmi ndaj aktivistëve të Listës hoqi të gjitha maskat
-
“Kjo është Kosova, s’është Serbi”, thotë Lista Serbe të ketë kërcënuar Jabllanoviq
-
Simiq: Jabllanoviq nisi të ikte nga Policia, por u kap dhe iu mor arma
-
Lista Serbe: Kryetar është Simiq, Jablanoviq është vetëshpallur