Vendimi i Qeverisë që nga sot të nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete për serbët që punojnë në institucione paralele apo që studiojnë në veri, ka nxitur reagime në Kosovë.
Subjektet kryesore politike në opozitë kanë kritikuar Kurtin për lëshimin, që ata thonë se e ka bërë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një komunikatë të Partisë Demokratike është shprehur shqetësim për këtë, pasi është konsideruar se përmes këtij veprimi “po cenohet drejtpërdrejt sovraniteti i Republikës së Kosovës”.
“Me vendimet e fundit, Kurti ka bërë dy lëshime të rënda: ka lejuar funksionimin e institucioneve ilegale të Serbisë brenda territorit të Kosovës dhe ka legjitimuar dokumentet që Serbia i lëshon kundërligjshëm për qytetarët e Kosovës. Me pranimin e tyre, ai i ka bërë strukturat ilegale të Serbisë hisedare në zbatimin e legjislacionit të shtetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së. “Për vite me radhë, Kurti deklaronte se në Kosovë nuk ekzistojnë më struktura paralele të Serbisë, ndërkohë që me vendimet e tij po e pranon publikisht ekzistencën e tyre dhe po krijon kushte për vazhdimin e funksionimit të tyre”.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se askush nuk ka të drejtë të pranojë zgjidhje , edhe pse mund të duken teknike, që normalizojnë funksionimin e strukturave paralele.
Në një status në Facebook ka shkruar se nuk duhet të pranohet vendosje e një “status-quoje”.
“Në fillim të mandatit në vitin 2021, Kurti e braktisi dialogun për njohje reciproke dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare ligjërisht të obligueshme. Në atë kohë ishte krijuar dakordim i përgjithshëm me aleatët se dialogu duhet të zhvillohej vetëm për marrëveshje përfundimtare, në të cilën do të adresoheshin të gjitha çështjet e mbetura në dialogun teknik duke marrë për bazë normat dhe standardet ndërkombëtare të normalizimit të bashkëpunimit ndërshtetëror. Në vazhdimësi, liderët evropianë dhe ata amerikanë e theksonin mbështetjen për një marrëveshje të tillë. Tash, pas disa vitesh sanksionesh nga BE-ja dhe kritikash nga aleatët e tjerë, Kurti detyrohet të merret me normalizimin e funksionimit të strukturave paralele”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se me lëshimet për Ligjin për të Huajt, Kurti bëri koncension, ndërsa Serb ia doli sërish përfituese dhe e kënaqur.
Ai ka thënë se modeli po përsëritet, “fillimisht retorikë e ashpër kundër dialogut, pastaj kritika nga partnerët ndërkombëtarë dhe në fund koncensione në rënie të lirë në shpinë të Kosovës”.
Vendimi i sotëm i kryeministrit duhet parë nga dy pyetje kryesore:
1. A është vendim ad hoc, “për hatër”, apo pjesë e një premtimi të mëhershëm të qeverisë?
2. Dialogu me Serbinë i lehtësuar nga BE-ja a ka strategji dhe synim të qartë, dhe mbi të gjitha: çfarë fitoi Kosova? Për mua përgjigjet janë të qarta. Me lëshimet për Ligjin për të Huajt, kryeministri bëri një tjetër koncesion, ndërsa Serbia doli sërish përfituese dhe e kënaqur me dakordimin. Modeli po përsëritet: fillimisht retorikë e ashpër kundër dialogut, pastaj kritika nga partnerët ndërkombëtarë, dhe në fund koncesione në rënie të lirë në shpinë të Kosovës. Në fund: Kurti i kënaqur, BE-ja e kënaqur, Serbia përfiton, e Kosova kërkah”, ka shkruar ai.
Ndryshe nga opozitarët, ambasadorë të akredituar në Prishtinë e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë.
Ai i Gjermanisë, Reiner Rudolph, e ka kualifikuar të rëndësishëm faktin që Kosova arriti marrëveshje për mënyrën e zbatimit të ligjeve, pa i ndërprerë shërbimet shëndetësore e arsimore që në komunat me shumicë serbe ofrohen nga institucione paralele.
E ambasadori francez, Olivier Guerot, ka thënë se kjo zgjidhje është rezultat i vullnetit të mirë të Qeverisë dhe i angazhimit të BE-së.
Vendimi është përshëndetur edhe nga shefi i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
“Mirëpresim marrëveshjen për zbatimin e ardhshëm të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet – një hap i rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve”, ka thënë ai.
Qeveria është pajtuar që, duke nisur nga sot, zbatimi i Ligjit për të huajt dhe i atij për automjete të fillojë me lehtësira për serbët që punojnë në institucione paralele apo që studiojnë në universitetin në veri. Me kërkesë të Bashkimit Evropian, i cili për këtë çështje e dërgoi në Kosovë emisarin e posaçëm për dialogun, Peter Sorensen, Kosova u pajtua që t’u lëshojë leje qëndrimi 12-mujore studentëve serbë që nuk kanë dokumente të Kosovës dhe t’i pranojë dokumentet e identifikimit të lëshuara edhe nga strukturat ilegale, edhe për tre muaj.