Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e votave me postë, mbi 82 mijë pako të aprovuara

Votimi me poste

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e vlerësimit të pakove nga votimi përmes postës.

Sipas KQZ-së, procesi i vlerësimit ka përfunduar të dielën në orën 17:00. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar gjithsej 85,790 pako të sjella në Kosovë nga votimi përmes postës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga numri i përgjithshëm i pakove të vlerësuara, 82,809 janë aprovuar, ndërsa 2,981 janë refuzuar. 

Sipas të dhënave të KQZ-së, arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit.

“Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,552 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ. Po ashtu, arsyet e tjera, më pak të shprehura, lidhen me rastet kur në një pako janë përfshirë më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person (322), kur votuesi ka dërguar pakon nga një shtet tjetër nga ai ku ishte regjistruar për votim (23), kur në pako është gjetur vetëm dëftesa e regjistrimit pa fletëvotim (32), kur ka munguar pulla apo vula postare (5), si dhe me kur fletëvotimi është shtypur (1). Sipas të dhënave të KQZ-së, janë evidentuar edhe zarfe të dërguara gabimisht (46)”, thuhet në njoftim. 

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të aprovuara. KQZ-ja ka bërë të ditur se ky proces ka nisur mbrëmjen e 12 qershorit dhe deri të dielën në orën 18:00 janë numëruar 60 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas përfundimit të procesit të verifikimit.