Arbëri

Si e përcakton Kushtetuta e Kosovës çështjen e mandatarit të qeverisë

Kuvendi i Kosovës

Foto: Alban Bujari

Më 9 shkurt janë mbajtur zgjedhjet parlamentare që përcaktojnë ekzekutivin qeverisës.

Për mandatarin e formimit të Qeverisë së Kosovës, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që propozimi i parë i emrit për kryeministër bëhet nga partia fituese e zgjedhjeve, respektivisht ajo që ka më shumë deputetë.

“Partia ose koalicioni që ka fituar shumicën në Kuvend, siç përcaktohet në nenin 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, nënkupton partinë ose koalicionin që ka shumicën e vendeve në Kuvend, qoftë shumicën absolute, qoftë atë relative. Presidenti i Republikës, në bazë të nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses

Tutje, Kushtetuesja ka theksuar se nëse kandidati për kryeministër s'i merr votat e nevojshme për t'u zgjidhur, presidenti e ka në diskrecion të emërojë një kandidat tjetër, pas konsultimeve me partitë politikë.